Uji Dea

Hasani: Ofrimi i shërbimeve të reja shëndetësore është vetëm një hap drejt transformimit rrënjësor

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Sistemi shëndetësor në Komunën e Gjilanit, vijon të bëjë përparime të prekshme. Gjatë këtij viti po ofrohen edhe shërbime të reja, të cilat nuk janë kryer më parë në ambulanta. Këto janë vetëm një hap drejt transformimit rrënjësor të shërbimeve mjekësore.Drejtoresha për Shëndetësi, Doruntina Hasani, tha se për herë të parë në Komunën e Gjilanit, përkatësisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, qytetarëve u ofrohen disa shërbime të reja shëndetësore respektivisht mamografia, PAP Testi dhe ultrazeri i gjirit.

“Këto shërbime shumë të rëndësishme janë vetëm një hap drejt transformimit rrënjësor të shërbimeve mjekësore”, tha Doruntina Hasani.

Drejtoresha e Shëndetësisë, tregon se i kanë funksionalizuar edhe ultrazërin e gjirit në QKMF dhe rentegenin e dhëmbëve në QMF në lagjen Arbëria.

Ajo tregoi se shërbimi i mamografisë bëhet pa pagesë, ku për gjashtë muaj mamografinë e kanë bërë 475 qytetarë.

Mobi Casa

“Për herë të parë në shëndetësinë primare të Gjilanit, është duke u bërë PAP Testi në QKMF dhe shërbimi ofrohet falas”, tha Doruntina Hasani.

Ajo tregoi se për gjysmë viti PAP Testin e kanë bërë 291 qytetarë.

Drejtoresha për Shëndetësi, tha se po ashtu është funksionalizuar Ultrazëri i gjirit si shërbim i ri në QKMF.

Sipas saj në QMF në Arbëri kanë funksionalizuar edhe Rentgenin e dhëmbëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.