ARKATANA

Hasani: Është mjerim politik urrejtja ndaj Thaçit, vjen nga LVV – Kurti i është gëzuar shkuarjes së tij në Hagë

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i ftuar në FRONTAL në T7, ka folur një sërë çështjesh, duke përfshirë këtu edhe ish-krerët e UÇK-së në Hagë, dhe sjelljen e qeverisë ndaj tyre, shkruan Gazeta Express.

Hasani ka lartësuar ish-presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se ai është Ismail Qemaili i dytë, dhe kështu do ta shohin edhe gjeneratat e ardhshme.

“Tash ata janë atje, shtetin që ëshjtë kriju, shtetin që është shpallë me 17 shkurt të 2008, njerëzit e atij pushteti që i gëzuan që dikur e kanë luftu qat pavarësi që i gëzohen qatij pushteti qasaj pavarësie që thirren në emër të pavarësisë, nuk janë në gjendje ti mbrojnë njerëzit që e kanë shpall pavarësinë. Hashim Thaçi është Ismail Qemali i dytë. Për neve është kritika, njerëzit që i kanë humb betejat, e kanë humb memorien i kanë humb të gjitha, ata nuk e shohin si proces, por do ta shohin pak ma vonë, do ta shohin një proces pak më vonë, gjeneratat që vijnë, ata do ta shohin shtetin e Kosovës, ata do ta shohin që Hashim Thaçi është Ismail Qemali i dytë’’, ka thënë ai.

Po ashtu, Hasani e ka quajtur mjerim urrejtjen ndaj Thaçit, dhe se është ‘’sëmundje shpirtërore’’, mënyra si kritikohet ai.

Uji Dea

“Kështu që duke i pa gjitha këto, dhe ndikimet, shpërfilljet njerëzit që kanë shku atje, urrejtjen që e kanë ndaj Hashim Thaçit, urrejtjen që shkojnë me dëshmu atje, lloj lloj njeri, e shoh që është vërtetë mjerim politik, ai mjerim politik është mos me pa, i verbër duhesh me qenë. Ky mjerim politik tani vjen edhe nga pushteti, edhe pushteti nuk e sheh veprimin. Me fanatizëm është kriju urrejtja kundër Hashimit Thaçit. Momenti ma i rëndë është kur thotë po vjen ai që ka shit veshka në QKU. A din çka do të thotë kjo urrejtje, kjo urrejtje është patologjike, është sëmundje, sëmundje shpirtërore e njerëzve. Ata nuk njohin dialog, ata nuk njohin bisedime, ata nuk njohin kundërshtar politik, kjo sëmundje është e rrezikshme, këta njerëz duhet me i çu me i trajtu, nëpër vende atje ku trajtohen të qetësohen’’, ka vijuar tutje ai.

Hasani ka thënë edhe se kjo urrejtje ndaj ish-presidentit vjen nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, duke filluar nga Albin Kurti e deri të aktivistët e kësaj partie.

“Janë njerëzit e pushtetit, janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Mbështetës të tyre, pavarësisht në forma ku janë, janë fanatikë. Kreu i tyre doli në mbyllje të fushatës i quajti krejt hajvan, kështu që e mbylli kapitullin. Shteti nuk ka marrë asnjë veprim për t’i mbrojt nuk ka bë asnjë lëvizje të vogël, përkundrazi ju kanë gëzu shkuarjes së Hashimit Thaçit në Hagë, një pjesë e madhe e LVV-së. Aty që janë drejtues të saj. Prej kryeministrit e poshtë të tjerët. Ai gjithmonë e ka thënë këtë, ‘‘Shko Hashim në Hagë’’’’, ka thënë ai. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.