Eko Higjiena

Hasan Isuf Panorci

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Poezi nga Ruzhdi Kqiku

Ndër shekuj shqiptarët
Në fatkeqësi hasën
si robër të zanun
i morën me dhunë

Pa dëshirë
nëntë vjet ushtar
nëpër luftëra
e në shumë beteja

Pushtues të huaj
me zor i morën
n’troje të tjerëve
tej larg i çuan

Në çdo çast
përballë me vdekjen
se drejt tyre
shkrepnin rrufeja

Njëri prej shumë tyre
na ishte Hasan Isufi
që e kishte gjetur
ai fat i zi

Në vende të huaja
e çuan nizam
me mija kilometra
larg iku djali

Mu në lule
të rinisë e
la vendlindjen
prindër e shtëpi

Kaloj vite
shumë të rënda
sa që zemrën
ja dogji malli

Për nanë e babë
Për vëlla e motër
për fusha e male
për bashçe e oborre

Netët pa gjumë
duke i kaluar
andërra dhimbjesh
ja nxinin jetën

Se para sysh i dilnin
kulla të shembura
gurë e drunj
eshtëra e vorre

Mall për shtëpinë
ku lindë e rritur
dhe për shtratin
ku ishte kotur

Hidromorava

Për ku kishte
lozu e pushuar
dhe për shpatijet
e trojeve shqiptare

Për lumejtë
përrocka e kroje
edhe për zjarrin
e ndezur në votër

Pra duhej nisur
n’këmbe prej Jemenit
udhë e gjatë
pa ndalë tri vjet

Kishte vendosë
për më u kthye
në tokë e lashtë
të dheut Arbëror

Në vend të vetin
për të mbërri
me çdo çmim
i gjallë a vdekë

Netëve me hanë
e ditëve me diell
nëpër mjegull
shi e dëborë

Për udhë të gjatë
ishte nisë trimi
një mijë e nëntëdhjetë e pesë net
e njëmijë e nëntëdhjetë e pesë dit

Shtigje tej t’zgjatur
duke kaluar
vapë e acar
erë e stuhi

Si maratonisti
fitimtar
n ‘shtëpi të vet
gjallë kishte arritë

Kështu janë veç
trimat shqiptarë
te skalitur e
me shpirt ante

Të shndërruar
në legjenda
anë e kënd
nëpër mes dhe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.