UBT

Hartat e nxënësve vitias drejt ekspozimit publik – përkrahen nga komuna

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti sot në një takim nxënës të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” nga Vitia, të shoqëruar nga drejtori i shkollës, z. Mujë Tafa, si dhe mësimdhënës të kësaj shkolle.

Gjatë këtij takimi, nxënësit prezantuan para kryetarit Haliti disa harta me tematika të ndryshme, të cilat janë përgatitur në kuadër të orëve të gjeografisë. Këto punime paraqesin një qasje kreative dhe edukative përmes së cilës nxënësit kanë reflektuar mbi karakteristikat gjeografike, sociale dhe kulturore të komunës së tyre.

Haliti i përgëzoi nxënësit për punën e shkëlqyer dhe përkushtimin që kanë treguar.

Ai theksoi rëndësinë që ka mbështetja e rinisë dhe vlerësoi rolin e shkollave në zhvillimin e aftësive kreative dhe profesionale të të rinjve.

Eco Higjiena

Haliti u shpreh i gatshëm të ofrojë përkrahje institucionale për nisma të tilla, të cilat nxisin dijen, angazhimin qytetar dhe ndërlidhjen e shkollave me komunitetin.

“Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar që të krijojë kushte sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie, si dhe të mbështesë iniciativat që kontribuojnë në edukimin cilësor të brezave të rinj,” u shpreh Haliti.

Ndërkohë, nxënësit shprehën dëshirën që hartat e përgatitura të ekspozohen në sheshin e qytetit, me qëllim që qytetarët të njoftohen me punën dhe përkushtimin e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.