United Hospital

Hargreaves: Kriminelët shqiptarë dhe serbë bashkëpunojnë ngushtë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves deklaroi sot se Kosova është e angazhuar në luftimin e krimit të organizuar, dhe për këtë ka mbështetjen e vendit të tij, raporton Radio Dukagjini.

Hargreaves deklaroi se Mbretëria e Bashkuar është përballur me migrim ilegal, dhe me grupe kriminale që kanë bërë trafikim të qënieve njerëzore.

Një pjesë e madhe e migrimit ilegal siç e përmedi ai, ka adhur nga Shqipëria, andaj Mbretëria e Bashkuar së bashku me Shqipërinë kanë krijuar një task-forcë të përbashkët për ta luftuar këtë dukuri.

UBT

Ai thotë se teksa ambienti për krim të organizuar po vështirësohet në Shqipëri, duhet kujdesur që të shmanget zhvendosja e këtyre krimeve në Kosovë, dhe Kosova të mos bëhet vend tranzit për trafikimin e qenieve njerëzore, andaj task-forcës i është bashkuar edhe Kosova.

“Ne e dimë se kriminelët shqiptarë dhe serbë shpesh bashkëpunojnë ngushtë mes vete kur iu konvenon. Grupet që janë të përziera në migrim ilegal shpesh përfshihen edhe në aktivitete tjera ilegale, si transportimi i cigareve, drogave dhe armëve. Përfitimet e tyre ushqejnë korrupsionin, minojnë stabilitetin dhe deformojnë ekonominë, me rreziqe të sigurisë ku përfshihet edhe mundësia e lëvizjes së terroristëve përtej kufijve. Teksa Shqipëria bëhet një ambient më i vështirë për krimin e organizuar, atë që duam të shmangim është që këto grupe të zhvendosin aktivitetet e tyre këtu në Kosovë.”, deklaroi Hargreaves.

Hargreaves nënvizoi se janë shumë krenarë dhe të kënaqur me bashkëpunimin që kanë me institucionet e Kosovës./Radio Dukagjini

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.