FITORJA

Hargreaves: Britania i qëndron pranë dëshirës për të punuar me Kosovën për anëtarësim në NATO

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mbetet e angazhuar për të punuar me Kosovën drejt anëtarësimit në NATO.

Këtë qëndrim ai e dha në një opinion të publikuar në Koha, ndërsa flet për sfidat e sigurisë në Europë.

”NATO ka bërë zotim afatgjatë ndaj Ukrainës se është në rrugë të pakthyeshme drejt anëtarësimit, siç është rënë dakord nga aleatët në Samitin e Uashingtonit vitin që shkoi”.

”Ne qëndrojmë pranë këtij zotimi, ashtu siç qëndrojmë pranë dëshirës sonë për të punuar me Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit eventual në NATO”, thekson ai ndër tjera.

Tutje, ai ka vlerësuar lartë edhe angazhimet e Kosovës, në mbështetjen e rezistencës së Ukrainës nga lufta ruse.

GRANDEMALL

”Ne jemi krenarë që po bashkëpunojmë me Kosovën për të mbështetur rezistencën e Ukrainës”.

”Kontingjenti më i fundit i instruktorëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u nis për në Mbretërinë e Bashkuar muajin që shkoi, për t’u bërë pjesë e programit për trajnimin e ushtarëve ukrainas”.

”Shumë po bëjnë shumë, por të gjithë ne duhet të bëjmë më shumë”.

”Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova ndajnë një neveri të thellë ndaj pushtimit të Ukrainës, një kuptim të përbashkët të implikimeve të mosveprimit, si dhe vendosmërinë për të siguruar që Putin të mos fitojë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.