Harbuzi pret verën për të gjetur klub

Labinot Harbuzi ende është në kërkim të një klubi të ri. Mesfushori kosovar është pa skuadër për rreth gjashtë muaj, prej kur u nda me ekipin suedez Syrianska.
27 vjeçari, të mërkurën është parë pikërisht në zyrat e skuadrës së Syrianskas. Por, ai ka mohuar se është në negociata me këtë klub.
Sipas Harbuzit, ai vetëm i ka bërë një vizitë ish klubit në Stokholm. “Jo, nuk ka asgjë. Unë do të presë deri në verë për klubin e ri”, ka thënë ai për mediat suedeze.
Në anën tjetër, edhe drejtori sportivë i klubit suedez, Jan Grigo ka mohuar se janë të interesuar për Labinot Harbuzin. Ai ka thënë se Syrianska ka mjaftë mesfushor kualitativ.
Harbuzi ishte transferuar në Syrianska, në vitin 2012 pas një eksperience të shkurtët që kishte me klubin turk Manisaspor.
Ish anëtari i Malmos dhe Gençlerbirligit para pak muajve ishte afër transferimit në Real Valladolid, por ky kalim nuk u realizua, pasi ishte i padëshiruar për trajnerin e ekipit spanjoll, serbi Miroslav Dukiç.