Trajneri i njohur turk e do Hadërgjonajn në ekipin e tij – mbrojtësi mund ta vazhdojë karrierën në Iran

Ish-trajneri i Fenerbahçes, Ismail Kartal, i cili aktualisht është trajner i Persepolis nga Irani, do në skuadrën e tij mbrojtësin e Kosovës, Florent Hadërgjonaj.
Trajneri me përvojë dha udhëzime për transferimin e lojtarit shqiptar, që e pëlqen që nga koha e tij kur drejtonte në futbollin turk.
İsmail Kartal më parë ia shtoi skuadrës emrin e Serdar Dursun, sulmues i njohur turk, që ka luajtur në Fenerbahce.
Tani ai është drejtuar te një tjetër emër me përvojë nga Superliga e Turqisë, ku sipas informacionit në mediat iraniane, tani Persepolis ka arritur një marrëveshje me mbrojtësin e djathtë Florent Hadergjonaj. Ai aktualisht luan te Alanyaspor dhe kontrata e të cilit do të skadojë në fund të sezonit.
Florent Hadergjonaj ka luajtur për klube si Young Boys, Ingolstadt, Huddersfield Town dhe Kasimpasa në parë, ndërsa përfaqëson Kombëtaren e Kosovës.
Ai njihet për shpejtësinë, harkimet e sakta dhe përvojën në ligat elitare evropiane. /Telegrafi/