Eko Higjiena

Haradinaj: Zgjedhjet, jo në mars

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është kundër mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në mars. Haradinaj ka thënë se në rast se këto zgjedhje do të mbaheshin në mars të këtij viti kualiteti i tyre do të ishte i dobët dhe se mund të ketë rrezik që ato të kontestohen.

Kosova, sipas tij, nuk guxon të bien nën standardin e zgjedhjeve që ka organizuara në vitin e kaluar, por që zgjedhjet e sivjetshme duhet të jenë edhe më të mira.

Uji Dea

“Po ju them arsyet pse, për të mbajtur zgjedhje në muajin mars, atëherë nuk janë më të rregullta. Frika e ime dhe besoj e gjithë neve në Kosovë është se Kosova të mban zgjedhje, por që nuk janë mirë të organizuara që të ndodh ose kontestim ose një rezultat zgjedhor i kualitetit më të madh sesa këto që i mbajtëm komunale. Kosova është mirë që ka arritur standardin e zgjedhjeve, por nuk guxon të kthehet mbrapa. Zgjedhjet parlamentare duhet të jenë më mirë të organizuara. Do të ishte rrezik, në rast se mbahen zgjedhjet në mars për kualitetin e zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj, transmeton KP.

Ndryshe, zgjedhjet nacionale varen edhe nga reforma zgjedhore, e cila pritet të përfundojë së shpejti./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.