GRANDEMALL

Haradinaj: UÇK-ja dhe Kosova është më e rëndësishme se ju, VV-ja dhe PDK-ja t’i heqin barrierat kundër njëra-tjetrës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ftuar LVV-në dhe PDK-në që t’i heqin barrierat kundër njëra-tjetrës.

Ai ka vlerësuar se këto dy parti duhet të ndjekin shembullin e ish-krerëve të UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë, të cilët, sipas tij, janë të bashkuar.

Në profilin e tij në Facebook, Nasim Haradinaj ka shkruar se UÇK-ja dhe Kosova është më e rëndësishme se çdo parti politike.

Mobi Casa

“Kosova po përballet me krizën më të thellë institucionale. Ndërsa, zgjidhje më të thjeshtë për të dalë nga kjo situatë, kurrë nuk ka pasur! E çka po bëjnë partitë politike? Po i vendosin vija të kuqe njëra-tjetrës dhe po e trajtojnë njëra-tjetrën si armiq të përbetuar. E di që nuk po u ngutet. Pagat po, xhipat po, beneficionet po, punë jo. Por, UÇK-së po i ngutet. Krerët e UÇK-së pas pesë vjetëve presin fundin e një gjyqi politik. Pavarësisht lojërave tuaja këtu në Kosovë, ata kurrë nuk kanë qenë më të bashkuar”, ka shkruar ai, duke ftuar partitë politike që të reflektojnë.

“Ne duhet të ndjekim shembullin e tyre. VV-ja dhe PDK-ja duhet t’i heqin barrierat mentale kundër njëra-tjetrës. UÇK-ja dhe Kosova është më e rendësishme sesa ju. Ata që po mbahen në Hagë janë më të rëndësishëm sesa ju! Nësë dëshirojmë gjyq fer dhe të paanshëm, tani është koha të veprojmë! Përndryshe, mllefi i popullit do t’ju mbulojë juve në Paralment, njëjtë si Gjykatën Speciale! Kosova nuk duron më!”, ka shkruar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.