Uji Dea

Haradinaj: Qeveria e meriton të shkarkohet

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është e dëmshme të shkohet në zgjedhje pa e shkarkuar qeverinë aktuale.

“Kjo qeveri ka degraduar dhe i ka shkaktuar vetëm dëme vendit, prandaj meriton të shkarkohet dhe vetëm shkarkimi i saj na bën nder”, është shprehur Haradinaj në bashkëbisedimin e sotëm me qytetarë, që po mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

FIDANISHTJA

Ai ka kërkuar nga LDK-ja dhe VV-ja që ta mbështesin mocionin për rrëzimin e qeverisë, pasi, sipas tij, është zgjidhja më e mirë për tejkalimin e situatës së rëndë në të cilën gjendet Kosova, raporton “Epoka e re”.

Haradinaj ka deklaruar se nuk është kundër shpërbërjes së Kuvendit, por ka bërë të qartë se ky institucion para se të shpërbëhet duhet ta shkarkojë qeverinë aktuale. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.