Uji Dea

Haradinaj porosit qeveritarët nga Rugova

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Banorët e zonës së Rugovës janë takuar me kryetarin Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në vendin e quajtur tek Piramidat në Kuqishtë, ku është edhe vija kufitare me Malin e Zi.

Haradinaj në këtë rast ka thënë se e respektojnë Malin e Zi si shtet fqinj, por se nuk e respektojnë vijën e kufirit në këtë pikë dhe se një gjë të tillë e di edhe vetë Mali i Zi se pika kufitare nuk ka qenë në atë vend.

I pari i AAK-së po ashtu i ka bërë thirrje zyrtarëve të lartë shtetëror në krye me Isa Mustafën, që të mos e nënshkruajnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi me 27 gusht në Vjenë, sepse ajo marrëveshje nuk përfaqëson mendimin e popullit dhe se këtë problem nga shteti do ta bartin te populli, transmeton Klan Kosova.

FIDANISHTJA

Kundër marrëveshjes me demarkacionin janë shprehur edhe banorët e zonës së Rugovës që kanë thënë se nuk e njohin këtë vijë kufitare dhe se po humbin mbi 12 mijë hektarë tokë nga kjo marrëveshje.

Ata janë shprehur se do të kundërshtojnë në çdo formë marrëveshjen për këtë vijë kufitare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.