Fundamenti

Haradinaj: Përjashtova PDK-në, por nuk fola për subjektet serbe

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Thotë se nuk ka folur për subjektet serbe në Kosovë kur ka përjashtuar PDK-së si mundësi për të bashkëqeverisur, ndërsa shndërrimin e FSK-së në FAK e sheh vetëm si një kartë që Thaçi po e përdorë për zgjedhje.

Kështu mendon kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, madje thotë se kjo kartë do t’i kushtojë Kosovës jo vetëm me vendet e rezervuara, siç po flitet, por mendon se do i kushton edhe me gjëra të tjera.

Madje, thotë se u ka lejuar politikanëve tanë që të japin deklarata populliste rreth kësaj teme dhe se do ta merr vesh Kosova, se publikimi i lajmit është një tregtim shumë i vështirë për Kosovën.

“Kjo është një kombinim mes dëshirës së dikujt që udhëheq me Kosovës, Thaçit, me pas karta me dal në zgjedhje dhe çmimit që paguan Kosova për këto karta të tij realisht. Kohëzgjatja, në rast se e shihni kur bëhet Kosova me FAK, imagjinoni shkon deri me 2024, dinamika për pesë vitet që vijnë nëse i shihni janë jashtëzakonisht e dobëta. Është e pakuptueshme që një forcë që i ka bërë 15 vjet me i thanë hajde tash bëju 7 vjeç, dhe pas nja 11 viteve me thënë hajde se po ta pranojmë moshën madhore. Ky është një kompromis që ka bërë qeveria jonë, është i dhimbshëm. Ata që e kanë gojën plotë me slogane, ministri e kryeministri me dhënë karta për zgjedhje se po e bien ushtrinë, në fakt ata po e bien një lajm i cili në zbatim e sipër i ngadalshëm, është i pashpjegueshëm. Në të njëjtën kohë, ata më këtë lajm të mirë ata po provojnë me i zgjidhe edhe disa punë tjera, nuk janë vetëm ulëset e reze rvuara, ka edhe diçka tjetër në paket që po provohet me u përmbyll në këtë etapë”, tha Haradinaj.

Fundamenti

Ndërsa, duke folur rreth qeverisjes së ardhshme dhe deklaratave të tij, se më kë do bënë koalicion nëse veç me Hashim Thaçin jo, thotë se e ka pasur fjalën vetëm për partitë politike shqiptare e jo edhe partive serbe.

“Nuk e di, nuk kam ndonjë koment për ata. Në kemi fol për partitë shqiptare në këtë rast dhe qëllimi ynë është më i siguruar vetën dhe qytetarët të gjithë në Kosovë se çka po synojmë, nuk po synojmë vazhdim të gjendjes ekzistuese, po synojmë ndryshim rrënjësor të gjendjes dhe nuk mund ta bëjmë këtë me vazhdim të mbetjes qeverisë së tashme që po shihet se janë në bankroto në politikat e veta”, tha Haradinaj.

Ndërsa, rreth dialogut dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, tha se vazhdimi i dialogut është abuzim. Por, ai thotë se nuk duan të heqin pronësinë ndonjë rezultat që është arritur në dialog, por një qeveri e ardhshme nuk do ta vazhdoj në këtë format, por do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjeve.

Dje në një intervistë për KosovaPress, Haradinaj ka thënë se do të bëjë koalicion me secilën parti, por me partinë e kryeministrit Hashim Thaçi, PDK-në.