Fundamenti

Haradinaj: Mospajtimet mes partive politike janë normale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

I pari i qeverisë, Ramush Haradinaj sot bëri homazhe para shtatores së komandantit të UÇK-së Zahir Pajaziti, raporton “Zëri.info”.

Pas homazheve kryeministri foli edhe për seancën e mbajtur dje në Kuvendin e Kosovës lidhur me miratimin e rezolutës së iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e ku tha se duhet të gjendet një mes për miratimin e kësaj rezolute.

“Në disa raste po shihet një lojë në mes partive dhe deputetet po përfaqësojnë më shumë një lojë, ndoshta për poena politike se sa për qëllim. Nëse qëllimi i Parlamentit është ta nxjerrë një Rezolutë atëherë duhet të kërkojmë një mes”, ka thënë ai.

Hidromorava

Në seancën e djeshme në mes të deputetëve janë përdor edhe gjuhë jo adekuate dhe i pyetur se si janë raportet mes deputetëve në kuvend Haradinaj ka thënë që mospajtimet mes partive politike janë normale.

“Këto pajtime në mes partive janë mes partive janë normale për shkak të dallimeve që kanë dhe kontesteve nga e kaluara, idhnimeve, inateve e hatermbetjeve, mirëpo janë disa çështje që nuk mundemi me ju ikë dhe nëse ato zgjidhen askush nuk humb”, ka përfunduar ai. /ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.