Hidromorava

Haradinaj: Mogherini ndihej në borxh ndaj Serbisë e Rusisë, e ofendoi popullin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ish-ndërmjetësuesja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Frederica Mogherini ndihej në borxh ndaj Serbisë e Rusisë, përderisa pagën e merrte nga BE. Ai ka thënë se Mogherini e ka trajtuar shumë keq Kosovën gjatë drejtimit të saj. “Zonja Mogherini më shumë është ndi në borxh ndaj Serbisë e Rusisë, sesa ndaj BE-së që ia ka dhanë pagën, e SHBA-së. Kam pas dyshime në plot nivele që diçka është kah zihet në ato negociatat e fshehtë. Përveç dyshimeve, ka pas informacione se po bisedohet për një marrëveshje për shkëmbime territoriale”, ka thënë Haradinaj në RTV 21.

Ai ka thënë se Mogherini e ka ofenduar Kosovën, duke e anuluar një konferencë me të kur ishte kryeministër. “Zonja Mogherini e ka ofendu Kosovën, sepse ia ka anuluar kryeministrit Haradinaj konferencën e paralajmërume me protokoll sepse unë e kam kërku SHBA-në në tavolinë. Sot SHBA-në e kemi në dialog, BE nuk e ka menaxhu rolin e vet në këtë dialog. BE sot i ka në proces të dialogut dy zyrtarë që vinë nga vende që nuk e kanë njohur Kosovën e pavarur”, ka thënë ai.

ARKATANA

Haradinaj ka thënë se BE duhet të angazhohen më shumë rreth këtij procesi. “Nuk e kuptoj si mundet me na ndihmu Berlini e Franca, kur nuk angazhojnë njerëz të afërt të tyre në parlament. Presidenti Trump e bëri, e emëroi ambasadorin Grenell”, ka theksuar Kryetari Haradinaj. Ai ka thënë se nuk beson më që ka rrezik nga ndarja, pas vitit 2018, pasi që ideja nuk ka më përkrahje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.