Hidromorava

Kurti insiston të intervistohet në zyrë, e merr si shembull SHBA’në, Francën dhe një Zëvendës të tij

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka vazhduar me reagime dhe arsyetime për mospërfilljen që kreu i LVV-së, Albin Kurti, po ua bënë institucioneve të drejtësisë, në këtë rast Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës Themelore, duke mos pranuar që të shkojë para prokurorëve për të dëshmuar rreth rastit të rezervave shtetërore, shkruan Gazeta Express.

Në një reagim të lëshuar sot, përsëri kanë insistuar që Kurti të intervistohet në zyrën e tij në kryeministri, meqë sipas ZKM-së ka shembuj kur diçka e tillë ka ndodhur edhe në SHBA e Francë, madje thonë se edhe një zëvendës i Kurtit është intervistuar në objekt të Qeverisë.

Eco Higjiena

“Gatishmëria dhe vullneti për të dhënë dëshmi është ofruar në disa raste dhe në kohë të ndryshme në Zyrën e Kryeministrit. Në të gjitha demokracitë e zhvilluara, përfshirë ShBA-në dhe Francën, është praktikë standarde që zyrtarët e lartë të shtetit të dëshmojnë nga zyrat e tyre, për të ruajtur diskrecionin dhe për të shmangur politizimin e proceseve ligjore. I njëjti parim është zbatuar edhe në Kosovë, së paku në rastin e dy ish-kryeministrave dhe madje te zëvendëskryeministri aktual!”, thuhet në reagimin e sotëm.

Pozitën e zëvëndëskryeministrit aktualisht e mbajnë Besnik Bilsmi, Donika Gërvalla-Schwarz dhe Emilia Rexhepi./Express/