Hidromorava

Haradinaj: Ma hajvan se një kryeministër që pas 4 vitesh qeverisje tregon vica nuk ka

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë sot në një konferencë për shtyp pas ditës së zgjedhjeve dje, ku AAK nuk doli mirë.

Haradinaj e pranoi se rezultati nuk është i mirë dhe nuk është i kënaqur me të, me AAK-NISMA që ka marrë rreth 7% të votave.

Ai tha po ashtu se dëshiron të ndihmojë një qeveri të opozitës, por assesi të Vetëvendosjes.

Eco Higjiena

Ish-kryeministri Haradinaj u pyet edhe për deklaratat dhe fyerjet e kryeministrit Kurti mbrëmë në drejtim të opozitës, duke i quajtur ”hajvanë”.

”Ai epitet i shkon atij. Ma hajvan se ni kryeministër që mas 4 vite qeverisje ka kallxu vica në fushatë. Dje kan mujt me pa se kush është ai. Ai pse nuk ka fitu me dal ashtu me fy e me bërtit, është realiteti unë. Kemi të bëjmë me një njeri që me të vërtetë është hajvan. Bile po i hyj në hak hajvanëve…ai është më keq”, tha ai.