GRANDEMALL

Haradinaj: Kushtetuesja do t’i japë të drejtë Thaçit, qeveria e re votohet së shpejti

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se në Kuvendin e Kosovës së shpejti do të ndodhë votimi i qeverisë së re të përbërë nga LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet.

Këtë deklaratë ai e bëri bërë gjatë vizitës që iu ka bërë bujqve dhe fermerëve në Rahovec.

I pari i AAK-së është shprehur Kushtetuesja do të tregojë që dekreti i presidentit Hashim Thaçi për mandatarin ka bazë kushtetuese.

“Është e logjikshme që do të ketë një vendim që do të vlerësojë se është me bazë kushtetuese dekreti për mandatarin e ri dhe votimi në Parlament i Qeverisë së re do të ndodhë… Dihet se cili do të jetë vendimi. Vërtet jam paragjykues, e di që vendimi do t’i japë bazë, se është me bazë kushtetuese dekreti për mandatarin e ri, jo për shkak se e ka dhënë Hashim Thaçi ose për hatër të Avdullah Hotit, ose LDK-së e Aleancës, është baza kushtetuese, me atë bazë është zgjedhur edhe Kurti kryeministër, dikur unë”.

Haradinaj ka komentuar edhe provat për protesta që janë bërë ditët e fundit duke thënë se kjo është anomali.

FIDANISHTJA

“I pashë duke bërë përgatitje për protestë. Çfarë anomalie, me të njëjtat rregulla, me të njëjtën Kushtetutë ka ardhur në pushtet, ende është në pushtet e po bëhet gati për protesta kur ta humbë pushtetin”, tha Haradinaj.

Ai përgatitjet e protestave po i sheh se presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i AAK-së edhe njëherë e ka cilësuar se mashtrues kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

“Ju e dini si janë munduar ta mashtrojnë qytetarin dhe për këtë arsye unë e kam quajtur mashtrues Kurtin përshkak se VV dhe ai kanë thëmë se Haradinaj ka sjpenzuar rezervat shtetrore. Ekziston rezerva e shtetit që është mbi 300 milionë e atë as Kurti smundet me hargju e askush tjetër por në kohën e qeverisjes sime rezervat janë rritur”, shtoi Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.