Fundamenti

Haradinaj: Kosova dhe Maqedonia po tregojnë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov. Kryeministri Haradinaj tha se Kosova dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të mira bilaterale, si në aspektin ekonomik poashtu edhe në atë politik dhe ky është një shembull i mirë.

Kryeministri Haradinaj ka përshëndetur progresin në raportet mes shtetit të Maqedonisë dhe atij të Greqisë dhe ka vlerësuar se kjo do të ndikojë në një klimë më të mirë të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

“Marrëveshja për emrin është një lajm i mirë për rajonin. E përgëzojmë Maqedoninë për këtë të arritur, që e promovon një frymë të re të bashkëpunimit ndërfqinjësor. Ne kemi nevojë për mbështetjen e Maqedonisë nëpër proceset integruese të Kosovës dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, siç do të ofrojmë mbështetjen tonë për proceset ndërkombëtare të shtetit fqinjë”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.
Gjatë këtij takimi, u bisedua rreth rëndësisë së zhvillimit ekonomik dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe për projektet konkrete si Autostrada që lidh Kosovën me Maqedoninë dhe pikë kalimet kufitare, të cilat do të lehtësonin lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave.

Kryeministri Haradinaj, theksoi se shtetet tona ndajnë aspiratat e njëjta për anëtarësim në BE dhe në NATO, duke thënë se e ardhmja e gjithë Ballkanit Perëndimor është në NATO dhe në BE.

FITORJA

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, fillimisht përgëzoi kryeministrin Haradinaj për rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian, duke vlerësuar të arriturat e Kosovës në të gjitha fushat.

Ministri Dimitrov, tha se Maqedonia vazhdon të jetë përkrahëse e të gjitha proceseve të shtetndërtimit të Kosovës.

Në takim, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.