Uji Dea

Haradinaj: Ishte opsioni, unë kryeministër, Thaçi president

/ 2 minuta lexim

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pranuar se para pak muajve, kur synonte të merrte drejtimin e qeverisjes në vend, me kryeministrin Thaçi kanë biseduar që lideri i PDK-së të bëhej president, ndërsa vetë kryeministër, por Thaçi nuk kishte pranuar.

Haradinaj tha për emisionin Opinion në tv Klani, se kjo çështje ka qenë opcionale. “Ishte në opsion, mundësia që Thaçi të bëhet president e unë kryeministër, në rasë që ai do të deklarohet të shkon në këtë drejtim, pra atëherë ka pas dakordim që të gjendet një zgjidhje për situatën e re të krijuar”.

Lideri i AAK-së tha se nuk ishte shqyrtuar se çka do të ndodhte më presidenten Jahjaga, por thotë se ajo ka mandat legjitim.

Hidromorava

“Presidentja është në detyrë, është zgjedhur nga partitë politike. Ajo mund të shqyrtojë pozicion e saj, në rast që humb besimin politik. Por, ajo është në pozicion legjitim. Pra, nuk ishte biseduar për pozicion e saj opicional”, ka thënë Haradinaj.

Hardinaj thotë se qeverisja Thaçi është e dëmshme për vendin. Arsyeja se pse ka kërkuar të bëhet kryeministër, Haradinaj thotë të jetë, pikërisht se qeverisja është në rrugë të gabuar.

“Nuk kemi pranuar të bashkëqeverisje më PDK-në, veç nëse ne e udhëheqim qeverinë. Në zgjedhjet ardhshme mund të jem në ndonjë koalicion me ndonjë parti, por jo me PDK-në”, tha Haradinaj.