FITORJA

Haradinaj: FAK, hapi i fundit i shtendërtimit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, ku është pritur nga komandanti i saj, Gjeneral-nënkolonel Kadri Kastrati.

Ai me këtë rast i ka dhënë edhe një herë mbështetje të fuqishme krijimit të ushtrisë së Kosovës, duke thënë e Forcat e Armatosura të Kosovës janë hapi i fundit i krijimit të shtetit të Kosovës dhe kjo nuk guxon të ketë alternativë.
Haradinaj theksoi se shteti sovran dhe i pavarur duhet të ketë ushtri.

“Aleanca e mbështetë fuqishëm themelimin e Forcave të Armatosura dhe nuk kalkulon çmim drejt këtij synimi, aq më pak kur çmimi është kalimtar”, ka thënë ai.

Eco Higjiena

“Aleanca ka plan të detajuar politik për qeverisjen e ardhshme 4-vjeçare dhe për avancimin dhe rolin e forcave të armatosura. Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë ushtri profesionale e aftë për t’u ballafaquar me sfidat e sigurisë në të cilat do të hasë Kosova dhe e aftë për të marrë pjesë në misione të përbashkëta me aleatët. Kosova me ushtrinë e vet do të jetë faktor i fuqishëm i paqes në rajon dhe më gjerë”, tha ai.

“Ne nuk mjaftohemi që të jemi vetëm përfitues nga ombrella e NATO-s në rajon. Ne synojmë të jemi kontribuues aktivë i kësaj ombrelle, në partneritet të plotë me miqtë dhe Aleatët tanë të NATO-s. Ne do të synojmë anëtarësimin e plotë në NATO, por paraprakisht duhet t’i kryejmë detyrat tona të brendshme, një prej tyre shpresoj të kryhet sot”, ka thënë kryetari Haradinaj, në vizitën e sotme bërë Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.