UBT

Haradinaj: Agim Ramadani, ushtari i parë shqiptar që shkuli gurin e kufirit që ndante shqiptarët

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se Agim Ramadani i dha vulë betejës së Koshares, së bashku me Sali Çekajn e Xhemajl Fetahajn, duke e bërë atë unike dhe të pavdekshme.

“Në përvjetorin e përjetësisë kujtojmë dhe nderojmë trimërinë e pashembullt të tij, si strateg dhe ndërtues i unitetit çlirimtar. Ai ndoqi deri në frymën e fundit betimin e tij për të mos vdekur pa luftuar!”, u shpreh Haradinaj në 26 vjetorin e rënies së Agim Ramadanit.

Mobi Casa

Ai tha se Agim Ramadani ishte i pari ushtar shqiptar “që shkuli gurin e kufirit që ndante shqiptarët, ra heroikisht te Rrasa e Zogut, për të mbetur i gjallë në kujtesën e popullit dhe të shtetit të Kosovës”.

Kujtojmë sot trimat e UÇK-së që, krahas komandant Katanës, do të kujtohen përherë si heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve: Abush Loku, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Arben Jusufi, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala. Lavdi!”, shkroi Haradinaj.