UBT

Haradinaj: Asnjëherë në historinë e vet Komuna e Gjilanit nuk ka qenë më e përkrahur me buxhet dhe me projekte

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – “Në të kaluarën është menduar se nuk do të ketë kondicion Qeveria, buxheti, që t’i përcjell disa projekte me rëndësi. Meqë jemi në Gjilan, në Anamoravë, ju siguroj se asnjëherë në historinë e vet Komuna e Gjilanit dhe as kjo trevë nuk ka qenë më e përkrahur me buxhet dhe me projekte”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi inspektoi punimet e Autostradës “Prishtinë-Dheu i Bardhë”, e njohur si autorruga e Gjilanit, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, zëvendësministri Rexhep Kadriu, deputetë dhe qytetarë të shumtë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj falënderoi të gjithë punëtorët dhe punë kryesit që po punojnë pandërprerë për përfundimin e kësaj autostrade.

ARKATANA

“Nga dinamika e punëve po shihet se punimet do të kryhen me kohë, apo edhe më shpejt sesa që është menduar. I përgëzoj edhe punëkryesit, punëtorët në përgjithësi dhe falënderoj ministrin e Infrastrukturës z. Lekaj, zëvendësministrin Kadriu dhe gjithë të tjerët për punën që bëjnë”, tha kryeministri Haradinaj.

Segmenti që sot ka vizituar kryeministri Haradinaj ka një gjatësi mbi 22 kilometra, ndërsa Autostrada ‘Prishtinë-Dheu i Bardhë’ do të jetë e gjatë 51 kilometra.
Ky projekt financohet nga Qeveria e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.