Mobi Casa

Hapja e zyrës së KBI-së në Preshevë një mundësi e mirë për zgjidhjen e problemeve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetar i Bashkësisë Islame të Serbisë (Reis-ul-ulema) Adem Ziliç dhe Myftiu i BIPBM-së Nexhmedin Saqipi, njëherit dhe koordinator për lëndën fetare për Luginë të Preshevës, kanë qëndruar dje në Preshevë, në hapjen solemne të zyrave të (KBI-së) Këshillit të Bashkësisë Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë.

Në një ceremoni solemne BIPBM, dje ka hapur zyrën e KBI-së në Preshevë, e cila do të drejtohet nga kryetari Granit Kamberi, me stafin e tij.

Gjatë këtij ceremoniali, prezantoi Kryetar i Bashkësisë Islame të Serbisë (Reis-ul-ulema)Adem Ziliç dhe Myftiu i BIPBM-së Nexhmedin Saqipi, njëherit dhe koordinator për lëndën fetare për Luginë të Preshevës.

Hapjen solemne të zyrës e bëri kryetari i KBI-së në Preshevë, Granit Kamberi, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, fjalën e rastit ia dha mysafirit Adem ef. Zylkiq.

Hidromorava

Ai, me këtë rast tha se ndjehet i nderuar me praninë e tij në hapjen solemne të zyrës së BIPMB-së në Preshevë.
“Qëllimi ynë është që të shihemi më shpesh dhe të jemi më adekuat me mundësitë tona në zgjidhjen e problemeve për të gjithë besimtarët, por edhe popullatën shqiptare në përgjithësi, dhe kjo zyrë të shërbejë për të mirën e të gjithëve” tha mes tjerash Zilkiq.

Myftiu i BIPMB-së Nexhmedin Saqipi, fillimisht falënderoi All-llahun, i cili ua mundësoi hapjen e zyrës në fjalë në mënyrë që besimtarëve islamë t’i krijojmë kushte për punë, aktivitete dhe unitet, harmoni dhe shumë mundësi dhe kërkesa tjera t’i realizojmë në mënyrë institucionale. Hapja e zyrës në Komunën e Preshevës dhe ajo në Komunën e Bujanocit janë mundësi e mirë për besimtarët islamë, që problemet e tyre fetare por edhe kombëtare t’i zgjidhin në mënyrë institucionale.

Saqipi, po ashtu foli edhe për lëndën e mësimit fetar Islam në Luginë “Lënda e mësimit fetarë në Luginë është në rrugën e duhur, por gjithsesi duhet të punohet edhe më tej në këtë drejtim që ta avancojmë edhe më shumë kuadro tw reja “ theksoi Saqipi.

Ndërkohë Kryetar i Bashkësisë Islame të Serbisë (Reis-ul-ulema)Adem Ziliç dhe Myftiu i BIPBM-së Nexhmedin Saqipi, njëherit dhe koordinator për lëndën fetare për Luginë të Preshevës vizituan edhe Shkollën Fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, ku i priti drejtoresha e shkollës Besa Sahiti me kolegjiumin e saj. Gjithashtu, ata, vizituan edhe Shkollën Fillore “Selami Hallaqi” në Rahovicë, duke vazhduar vizitat në Xhaminë “Ebu Bekër Es-Sidik “ në Preshevë, ndërkohë Reisi Adem Zikiq, vizitën e tij e përfundoi në RTV “Presheva“, në një emision special për telespektatorët e Luginës, njofton Qendra për Informim e BIPBM-së, në Bujanoc. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.