FITORJA

Hapja e Urës së Ibrit, Humolli: Gabimet politike të shqiptarëve po e dërgojnë kombin në një konflikt të pashmangshëm

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ndërkombëtarët i thanë edhe njëherë ‘JO’ kryeministrit, Albin Kurti, në lidhje me hapjen e Urës mbi lumin Ibër.

Kështu u deklaruan shtetet e QUINNT-it pas takimit që zhvilluan dje me Kurtin.

Në lidhje me këtë çështje deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës Fatmir Humolli, thotë se problemin me veriun e ka shkaktuar diplomacia ndërkombëtare.

Humolli thotë se gabimet politike të shqiptarëve po e dërgojnë kombin në një konflikt të pashmangshëm.

Uji Dea

“Është e qartë që problemin me veriun e kanë shkaktuar diplomacia ndërkombëtare. Kjo diplomaci gjithnjë ka qenë stimulues i shovenizmit serb. Mos unitetin politik të Kosovës po e shfrytëzon shovenizmi serb dhe ata që nuk janë të interesuar që ballkani të jetë dhe jeton në paqe. Ata që e kanë kriju politikën shovene serbe po i mbrojnë shovenizmin serb sepse serbia nuk ka forc dhe kapacitet me dominu në ballkan.Qeveria duhet së bashku me faktorët politik me bisedu para se të bisedon me QUINNT-it. Gabimet politike të shqiptarëve po e qojn kombin tonë në një konflikt të pashmangshëm. Armiqët tanë e shohin mosunitetin tonë dhe trimërohen”, u shpreh ai.

Tutje, ai potencon se qeveria duhet ta shoh se a jemi të pavarur apo jo dhe në rast se nuk jemi duhet ti tregoj popullit të vërtetën.

“Qeveria dhe i gjithë spektri politik duhet ta shohin drejt a jemi te pamvarur apo jo. Nese jemi të pamvarur duhet të sillemi të pamvarur. Nese nuk jemi te pamvarur duhet ti tregoj popullit të vërtetën dhe të veprohet për tu pavarësuar”, përfundoi Humolli për GazetaBlic.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.