Hapet sërish ambulanca në Krilevë, Matoshi merr lavdërata nga banorët

Kamenicë – Në fshatin Krilevë të Kamenicës është rihapur sërish ambulanca në këtë fshat. Banorët e kanë falënderuar Fatmir Matoshin si më meritori që ia kthej buzëqeshjen këtij vendi pas shumë kohe.
Kujtim Demoilli banor nga Krileva ka thënë se ky fshat kishte mbetur nën mëshirën e fatit sepse është dashur të bëjnë kilometra të tepërta për një injeksion (deri 20 km). “Dhe tani pas rihapjes për këtë gjest human dua ta falënderoja unë personalisht dhe i gjithë fshati për punën e bërë dhe premtimin e mbajtur nga nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi” ka thënë Demolli./rajonipress/