RCCOLA

Hapet konkursi ideor për palestrën sportive të Vitisë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur konkurs për Hartimin e projektit ideor dhe projektit zbatues për objektin e Palestrës sportive në komunën e Vitisë.Ky konkurs është shpallur duke pasur parasysh zhvillimin e aktiviteteve sportive në përgjithësi.

“Ndërtimi i Palestrës sportive që është donacion i kësaj ministrie, vjen pas një pune intensive të institucioneve komunale të Vitisë” ka thënë Sokol Haliti.

Mobi Casa

Palestra sportive do t`i ketë 1300 ulëse, e përshtatshme në aspektin arkitektural dhe do të plotësoj standardet evropiane. Ky konkurs është hapur më 21 shkurt dhe do të mbetet i hapur për konkurrim deri më 17 mars./rajonipress/