Eko Higjiena

Hapet dëgjimi publik për planin rregullues “Dheu i Bardhë” dhe “Baja”

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit po avancon në planifikim urban dhe shumë shpejt pritet ta rrumbullakojë zonën e qytetit me plane rregulluese.

Drejtoria për Urbanizim ka hapur shqyrtimin publik për planet rregulluese të lagjeve “Dheu i Bardhë” dhe “Baja”, për t`i dhënë mundësinë qytetarëve që t`i paraqesin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre brenda një afati prej 30 ditësh, para se dokumenti hapësinor të shkojë në procedurat tjera dhe t`i dërgohet Kuvendit Komunal për miratim.

Bahrije Mahmuti, drejtoreshë për Urbanizëm ka thënë se komuna e Gjilanit po vazhdon me hartimin e planeve rregulluese, siç është edhe ky për lagjen “Dheu i Bardhë” dhe “Baja”, që ka filluar para një viti e gjysmë dhe në dy konsultime, qytetarët kanë pasur mundësi që t`i japin propozimet dhe vërejtjet e tyre, të cilat janë përfshirë në këtë projekt.

Mahmuti i ka ftuar qytetarët, të cilët preken nga plani rregullues për këtë zonë, që të shfrytëzojnë edhe këtë afat prej 30 ditësh dhe t`i bëjnë vërejtjet e tyre eventuale, nëse ato nuk janë përfshirë në këtë projekt-plan rregullues, në procesin e deritashëm.

Plani rregullues për lagjen “Dheu i Bardhë” dhe “Baja” është prezantuar nga kompania projektuese “Urban +” nga Prishtina, me ç`rast hartuesi Ilir Gjinolli ka thënë se gjatë fazës së deritashme janë zhvilluar një seri e konsultimeve me qytetarë dhe grupe të interesit.

Hidromorava

Duke sqaruar qytetarët se pse nevojitet një dokument i tillë hapësinor, Gjinolli ka thënë se plani rregullues krijon bazë ligjore për dhënien e lejeve ndërtimore në një zonë të caktuar, ndërkohë që inkurajoi pjesëmarrësit në dëgjim publik që t`i bëjnë vërejtjet e tyre, nëse nuk pajtohen me zgjidhjen e propozuar urbane.

Gjinolli ka thënë se plani rregullues është edhe bazë për ndërtimin e infrastrukturës, sepse trajton probleme të përbashkëta, përkatësisht harmonizon interesat e pronarëve me interesat publike.

Plani rregullues ka paraparë në këtë zonë edhe hapësirat për shkollë, çerdhe, gjelbërim si dhe përmbajtje tjera publike, ndërkaq ndërtimet, varësisht prej zonave, mund të jenë prej P+2 deri në P+6. Ndërtimet e larta lejohen përgjatë rrugës së Bujanocit.

Qytetarëve të kësaj zone u mbetet që t`i paraqesin vërejtjet e tyre në projekt-planin rregullues, për çdo ditë pune, në lokalet e Drejtorisë së Urbanizmit në Gjilan dhe të mos ankohen pasi që plani të jetë miratuar. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.