UBT

Hap i madh i Dritës drejt përfundimtares

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Basketbollistët e Dritës kanë shënuar fitoren më bindëse në këtë kampionat, duke e mposhtur Kastriotin me rezultat 114:80. Hiç çerekun e tretë, kur mysafirët bënë më shumë rezistencë, në pjesën tjetër të ndeshjes gjilanasit kanë qenë më bindës. Me këtë fitore, ekipi bardh e kaltër nga Gjilani i shton gjasat për pjesëmarrje në përfundimtare, në luftë deri në xhiron e fundit me Trepçën e Mitrovicës dhe Bashkimin e Prizrenit, ngase dy vendet e para qysh nga tashti janë të rezervuara për Sigal Prishtinën dhe Pejën.

Në ndeshjen e sotme kundër Kastriotit janë dalluar kroati Filip Tonçiniç, i cili ka shënuar 31 pikë, i pasuar nga Driton Sylejmani që shënoi 27 pikë dhe Jason Hannibal me 25 pikë.

Uji Dea

Në radhët e Kastriotit më të dalluarit ishin Bryce Cartëright me 28 pikë dhe Kreshnik Juniku me 23 pikë.

Drita do të mundohet që të shfrytëzojë krizën nëpër të cilën po kalon Trepça e Mitrovicës dhe në ndeshjen e radhës do të përballet me të, që njëherit është edhe konkurrent i drejtpërdrejt në garën e përfundimtares, derisa Kastrioiti në xhiron e radhës e pret Bashkimin dhe nëse arrin fitore sigurisht se mund t’i shpëtoj më të keqes, rënies nga elita e basketbollit kosovar./rajonipress/