ARKATANA

Hamza viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: I gjeta të fortë, rikthimi i tyre po afrohet

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka zhvilluar edhe një vizitë në Hagë, ku ka takuar presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, KadriVeseli.

Përmes një deklarate në Facebook, Hamza tha se i ka gjetur të dy të qëndrueshëm dhe plot shpresë, duke theksuar se beson në triumfin e së vërtetës për luftën çlirimtare të Kosovës.

“I gjeta të fortë dhe i lashë me plot shpresë se e vërteta e luftës sonë çlirimtare së shpejti do të triumfojë. Me qëndrueshmërinë e tyre, me besimin e palëkundur në drejtësinë, në Kosovën tonë dhe aleatët tanë, ata vazhdojnë të jenë frymëzim për të gjithë ne,” tha Hamza.

Mobi Casa

Ai shtoi se populli i Kosovës është duke pritur me padurim kthimin e tyre.

“E vërteta historike, ajo që populli ynë e ka përjetuar, padyshim se do të rikonfirmohet edhe në Hagë. Kosova, me padurim, tanimë është duke i numëruar javët dhe ditët e rikthimit të tyre, me bashkëluftëtarët e tyre, në mesin tonë,” përfundoi ai./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.