UBT

Hamza, sistemi bankar i qëndrueshëm

/ 3 minuta lexim

Pavarësisht të disa vështirësive të disa bankave gjatë vitit 2013, sistemi banka mbetën stabil dhe i qëndrueshëm, ka thënë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza në një konferencë për media. Sipas tij, një nderë zhvillimet më pozitive ka qenë edhe SËIFT kodi për Kosovën, rritja e sektorit të sigurimeve, ulja e normën e interesit të letrave me vlerë si dhe zhvillime të tjera.

Guvernatori i BQK-së Bedri Hamza ka treguar se disa banka gjatë vitit të kaluar, kanë pas kapital nën limitin e kërkuar, por megjithatë, sipas tij, të gjitha i kanë plotësuar kushtet e kërkuara duke e arritur kapitalin prej 7 milionë eurove.

Gjatë vitit 2013, ai tregoi se asetet e sektorit të sigurimeve kanë shënuar rritje.

“Rritje ka pas edhe sektori i sigurimeve, edhe në pjesën e aseteve, ku asetet e sektorit të sigurimeve në fund të vitit 2013 kanë arritur në 136.7 milionë krahasuar me vitin 2012 që ka qenë 131.4 milionë euro. Është rritur vlera e dëmeve të paguara dhe kjo është me rëndësi edhe për neve edhe për këtë sektor, por mbi të gjitha edhe për polisëmbajtësit që kjo rritje është për 25,7 për qind. Nëse e krahasojmë vitin 2012 me vitin 2013, pjesëmarrja e kompensimit të dëmeve në totalin e polisave të shitura është 48 për qind”, ka thënë ai.

Uji Dea

Guvernatori thotë se Kosova ka arritur të ketë edhe Ligjin për Sistemin e Pagesave, dhe sipas tij, është kompletuar legjislacioni sekondar si dhe janë hartuar disa rregullore të punës. “BQK ka arritur t’i përmbyll me sukses të gjitha ankandet e letrave me vlerë të cilat i ka planifikuar Qeveria. Ka qenë përparësi sepse pothuaj në të gjitha ankandet i kemi pas pothuajse dyfishin e ofertave nga ato që është kërkuar dhe norma e interesit ne mesatare, po flas për normën e interesit të letrave me vlerë krahasuar me vitin 2012 ku ka qenë 2,55 në vitin 2013 kjo ka ra në 1.01 për qind”, ka deklaruar Hamza.

U tha se gjatë vitit që e lamë pas, depozitat kanë shënuar rritje krahasuar me vitin 2012, për 7.6 për qind. Ndërsa, rritja e kredive gjatë kësaj periudhe ka qenë 2.5 për qind.

Hamza tha se disa banka patën vështirësi ngase patën kapital nën limitin e kërkuar, por, sipas tij, të gjitha i kanë plotësuar, duke e arritur kapitalin 7 milionë euro. /Telegrafi/