Eko Higjiena

Hamleti nga Ballkani flet për nderin dhe hakmarrjen

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një Hamlet i përafërt me atë të Shekspirit, që flet edhe gjuhën shqipe, me tekst të kënduar si rap, me monologje dhe dialogje

“Hamleti” i Shekspirit luhet nga gjashtë të rinj me prejardhje nga Ballkani. Ata sjellin në skenë rrëfimet e prindërve të tyre dhe familjeve. Dashuria, nderi, hakmarrja, vdekja, të gjitha këto fenomene që janë pjesë e një tragjedie, “jetojnë në një vend në mes të Maqedonisë, Kosovës, Greqisë, Turqisë dhe Zvicrës”.

Duke u nisur nga drama e princit të Danimarkës, i cili duke dëgjuar “urdhrin” e babait bëhet vrasës kundër vullnetit të tij, teatri “Szenart” inskenon me aktorë ballkanikë një Hamlet të përafërt me atë të Shekspirit, në gjuhën gjermane, në dielaktin zviceran, në gjuhën shqipe, serbe dhe kroate, me tekst të kënduar si rap, me monologje dhe dialogje.

Në fokus janë temat si familja, nderi dhe hakmarrja. Me këtë rast, aktorët, pos me tekstin e Shekspirit, shërbehen edhe me përvojat nga jeta e tyre.

ARKATANA

Rolet i luajnë: Kastriot Fazlija, Metush Gjuraj, Nico Herzig/Leon Myftari, Robert Kirov, Fitim Lutfiu dhe Benjamin Kobi. Regjinë e ka bërë Hannes Leo Meier.

Premiera e shfaqjes jepet më 13 nëntor në orën 20.15 në teatrin Tuchlaube, Aarau, në kuadrin e festivalit të teatrove “Secondosfestival”.

Shfaqjet tjera jepen më 14 nëntor po ashtu në Tuchlaube, më 23 nëntor në Cinema Odeon, Brugg, etj.

“Hamleti” është një koproduksion i teatrit Szenart me teatrin Tuchlaube të Aaraut.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.