Fundamenti

Hamiti: Devollët po e plaçkisin shtetin me krim të organizuar

/ 1 minutë lexim

Eksperti i telekomunikacionit Ismet Hamiti ka lëshuar akuza të rënda kundrejt kompanisë “Devolli Group” dhe drejtuesve të PTK’së.

Krejt akuzat lidhjen me operatorin virtual “Z Mobile”, pronar të së cilës janë Devollët.

RCCOLA

Akuzat e Hamiti vijnë veç një ditë pas publikimit të fakteve që PTK i ka paguar për numrat e Z Mobile plot 3 milion euro për plot tri vite sa ka ku operator virtual në treg, shkruan Zëri.

Hamiti ka thënë se vet ekzistenca e operatorit virtual Z Mobile është rezultat i krimit të organizuar. Sipas tij “Devolli Group” si pronar i këtij operatori ka e plaçkit pasurinë publike të Kosovës.