Fundamenti

Haliti vizitoi punimet përgjatë rrugës kryesore që Gërmovë-Goshicë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Në komunën e Vitisë po vazhdojnë punimet në realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar punimet në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës kryesore Gërmovë-Goshicë.

Ai tha se pas projektit të rëndësishëm infrastrukturor që ka nisur sot në ndërtimin e rrugës së fshatit Mjak ai ka vizituar edhe punimet në lokalitet e tjera për të parë nga afër punët e tyre.

Uji Dea

Ai tha se kjo komunë mbetet e përkushtuar që të punoj në mirëqenien e qytetarëve dhe të ju siguroj qarkullimin e lirë dhe të sigurte në komunikacion.

Përndryshe ndërtimi i trotuarit përgjatë rrugës Gërmovë dhe Goshicë është mirëpritur nga banorët e dy lokaliteteve por edhe të tjerëve që shfrytëzojnë në aks rrugor./rajonipress/