Haliti vizitoi punimet në rrugën fushore në Lubishtë të Vitisë

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar për së afërmi punimet që po bëhen në rregullimin e rrugës fushore në Lubishtë.
Me këtë rast kryetari Haliti, theksoj se qeverisja komunale e Vitisë, po vazhdon me projekte të shumta në lokalitetet e kësaj komune.
Duke folur për projektet në fushën e infrastrukturës rrugore, konkretisht të rrugëve bujqësore ai potencoi se kjo punë po bëhet që fermerët vitias të kenë qasje më të lehtë në parcelat e tyre.
Ai tha se kjo komunë po përkrahë fermerët edhe me projekte të tjera në sektorë të ndryshëm bujqësor siç është furnizimi me mekanizma bujqësorë, trajnime dhe të tjerë./rajonipress/