Haliti vizitoi punimet në rrugën Debelldeh-Buzovik

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet që po zhvillohen në shtrimin e rrugës me zhavorr Debelldeh-Buzovik, konkretisht në rrugën në vendin e quajtur “Të kroi i ftohtë” dhe të “Maqina e Isakit”.

Shtrimi i kësaj rruge është mirëpritur nga banorët e të dy lokaliteteve duke e cilësuar me një rëndësi të veçantë.

Haliti ndër tjerash tha se kjo komunë po vazhdon me projekte që janë në interes të qytetarëve të saj, duke shtuar se me projekte të tilla do të vazhdohet në të gjitha lokalitet e kësaj komune./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS