KKVITI

Haliti vizitoi punimet në finalizimin e projektit të ndërrimit të gypit nga burimi i Letnicës

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot Njësinë e Kompanisë Rajonale të Ujërave “Hidromorava” në Viti, për të parë nga afër punimet që po realizohen në kalimin e rrjetit të ujësjellësit të Letnicës nga gypi i vjetër prej asbest betonit në gypin e ri.

Me këtë rast kryetari i përgëzoj punëtorët për punën që po e bëjnë duke potencuar se finalizimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm për qytetarët e komunës së Vitisë, konkretisht për lokalitet që furnizohen nga burimi i ujit në Letnicës.

Mobi Casa

Ai tha se me këtë pritet të bëhet edhe zvogëlimi i humbjeve në rrjet dhe pritet të këtë furnizim më të mirë më ujë për qytetarët.

Përndryshe projekti i ndërrimit të gypit ishte financuar nga Komuna e Vitisë dhe Dorsch/CDI./rajonipress/