FITORJA

Haliti vizitoi projektet e shumta që po realizohen në Pozheran

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot Pozheranin, për të parë nga afër disa projekte që janë realizuar e po realizohen.

Ai i shoqëruar nga bashkëpunëtor dhe nga Koordinatori i Pozheranit, Ilir Zuka, ka parë nga afër projektet infrastrukturore si: asfaltimi i degëzimit të rrugës “Martirët Demiri”, degëzimi i rrugës në lagjen Alidema dhe degëzimi i rrugës “Hysen Dragobuzhda”.

Gjithashtu ata kanë vizituar edhe projektin e pastrimit, hapjes të përroskes dhe veshjes me gurë por edhe të asfaltimit të rrugës, platos dhe hapësirës për parkim pranë fushës ndihmese të Klubit Futbollistik “Vllaznia”.

Haliti, tha se komuna e Vitisë po vazhdon të realizoj projekte të shumta në gjithë territorin e saj, duke përmendur edhe projektet që janë realizuar e do të realizohen në Pozheran.

ARKATANA

Ai shtoj se pos rrugëve që sapo janë asfaltuar e kanë parë të arsyeshme të punojnë edhe në fushën ndihmëse, jo vetëm të rrugës por edhe të hapësirës për rreth duke krijuar vend për parkim.

Ndërkaq Ilir Zuka, koordinator i Pozheranit, pos që i mirëpriti këto projekte shtoj se Pozherani ka edhe nevoja të tjera duke i përmendur disa nga to. z. Zuka shprehi shqetësimin për mos përfundimin e objektit të ri të shkollës nga niveli qendrorë.

Ndërkaq lidhur me projektin pranë fushës ndihmese foli Agon Pira, drejtor i KF ” Vllaznia” – Pozheran./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.