Hidromorava

Haliti vizitoi nga afër disa projekte

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti edhe gjatë ditës së sotme është interesuar për të parë nga afër disa projekte që janë duke u zhvilluar në territorin e kësaj komune.

Me këtë rast ai nga afër përcolli punimet që ja kanë nisur në zgjerimin e rrugës Viti-Ramnishtë, ku ndër tjerash synohet të krijohet një korsi e çiklistëve.

Uji Dea

Gjithashtu ai ka vizituar fshatin Gjylekarë, konkretisht punimet që po zhvillohen në zgjerimin e tribunave të fushës sportive pranë shkollës.

Haliti, shtoj se në gjithë komunën e Vitisë, janë duke u realizuar punime të ndryshme dhe se priten të realizohen edhe shumë projekte të tjera të cilat janë në interes të qytetarëve të kësaj komune./rajonipress/