ARKATANA

Haliti vizitoi degën e bashkësisë Islame në Viti, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Në prag të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar zyrën e Bashkësisë Islame dega në Viti, ku u prit nga kryetari i saj Husamedin Hoxha.

Haliti ka uruar kreun e BI-së dhe gjithë qytetarët e besimit islam për muajin e Ramazanit, duke dëshiruar që ky muaj i shenjt, të shërbej për solidaritet, harmoni e paqe, si dhe të përçoj mesazhin e dashurisë mes njerëzve.

Gjithashtu, Haliti shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit dhe mbështetjen që së bashku me degën e Bashkësisë Islame në Viti, të mbështesin familjet në nevojë, që sa më lehtë të kalojnë muajin e Ramazanit.

Uji Dea

Nga ana tjetër, edhe kryetari i BI-së në Viti Husamedin Hoxha, duke uruar gjithë besimtarët për fillimin e muajit të Ramazanit, ka shprehur falënderim për Institucionet komunale në mbështetje të vazhdueshme dhe koordinim me institucionin që ai drejton.

Gjithashtu, në këtë takim, u bisedua edhe për disa projekte, që mund të realizohen në të ardhmen si projekte të përbashkëta./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.