Mobi Casa

Haliti uron qytetarët e komunës së Vitisë me rastin e 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Viti – Në prag të shënimit të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i’u është drejtuar qytetarëve vitias me një mesazh urimi.

Hidromorava

Në urim mes tjerash thuhet:
“Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë, si kryetar i kësaj komune kam nderin që në emër të komunës sonë, të shpreh urimet më të përzemërta në 15 përvjetorin e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Shënimi i kësaj dite na bënë krenar për gjithë sakrificën e popullit, por njëkohësisht, kjo ditë na përkujton më të çmuarit e atdheut duke filluar nga njerëz të penës dhe pushkës që bënë çmos për lirinë e këtij vendi. Gjithashtu rikujtojmë edhe miqtë tanë aleat, të cilët ishin dhe mbeten përkrah popullit të Kosovës”, thuhet ndër tjerash në urimin e Halitit./rajonipress/