Haliti uron besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit
Viti – Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, dua të ju përcjell urimet më të sinqerta, me dëshirën që ky muaj të jetë, muaj i mëshirës, muaj i faljes dhe mirëkuptimit të ndërsjellët, muaj i ngritjes morale, shpirtërore e fizike thuhet në urimin e Sokol Halitit.
Uroj që muaji i Ramazanit ta gjejë vendin tonë, shoqërinë dhe familjet tona në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri.
Ju uroj nga zemra, një Ramazan me agjërim të lehtë dhe të pranuar.