FIDANISHTJA

Haliti takohet me shefin e misionit të OSBE-së, McGurk dhe me ambasadorë nga vendet e Beneluksit dhe ato nordike

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë sot pjesë në një takim në Zyrën Rajonale të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Gjilan.

Në këtë takim kryetari Haliti është takuar me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Gerard McGurk, si dhe me ambasadorë nga vendet e Beneluksit dhe ato nordike.

Gjatë këtij takimi të përbashkët, u diskutua për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërkomunal dhe avancimit të iniciativave që nxisin unitetin dhe mirëkuptimin mes komuniteteve të ndryshme.

Uji Dea

Ambasadori McGurk ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së për përpjekjet që promovojnë përfshirjen, dialogun dhe adresimin e çështjeve të interesit të përbashkët për të gjitha komunitetet.

Haliti falënderoj OSBE-në por edhe partnerët ndërkombëtarë për angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme dhe shprehi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në shërbim të qytetarëve dhe të gjithë rajonit.

Përndryshe ambasadorët e vlerësuan lartë komunën e Vitisë për progresin e arritur./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.