Haliti takohet me drejtuesit e regjionit të Kalabrisë

Viti – Sot në mënyrën më vëllazërore prita në takim kryetarin e komunës arbëreshe të Italisë, konkretisht Bashkisë së Strigarit, Damiano Baffa e cila gjendet në provincën San Cosmo të regjionit të Kalabrisë.
Kryetari Baffa në takim shoqërohej edhe nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Vatikan, Vehbi Miftari.
San Cosmo është edhe vendlindja e poetit arbëresh Zef Serembe.
Me kryetarin Baffa u dakorduam që në të ardhmen e afërt të bëjmë binjakëzimin në mes të komunave tona dhe të shikojmë mundësinë e aplikimit në fondet e BE-së. Po ashtu bashkëpunimin do t’a fillojmë në arsim dhe kulturë ka shkruar Haliti./rajonipress/