UBT

Haliti shënon golin e fitores në Ligën e Kampionëve

/ 1 minutë lexim

Pas Besart Berishës, një tjetër futbollist kosovar hynë në histori të Ligës së Kampionëve të Azisë. Sulmuesi i Western Sydney të Australisë, Labinot Haliti, ka realizuar gol në fitoren 1:0 të skuadrës së tij, ndaj japonezëve të Kawasaki Frontale. Ndeshja e zhvilluar të mërkurën mbrëma në stadiumin e Sydneyt para 10 mijë shikuesve. Ish-lojtari i 2 Korrikut të Prishtinës shënoi në minutën e tretë.

Ai u shpreh i lumtur me golin e shënuar. “Jam i lumtur që goli im vendosi ndeshjen. Ekipi kundërshtar është ndër më të fortit në Azi, prandaj nuk e kishim lehtë për të fituar”, tha ai shkurt për Arenën.

Mobi Casa

Vitin e kaluar gol në fazën e grupeve kishte shënuar edhe Berisha i Brisbane Roar. Sydney është në grupin H, bashkë me Ulsan Hyundai dhe Guizhou Renhe. Pas tri ndeshjeve, australianët ruajnë vendin e dytë me 6 pikë.