Hidromorava

Haliti: Shëndetësia mbetet prioritet i qeverisjes lokale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht qeverisja lokale në këtë komunë po vazhdon ta trajtoj si prioritet fushën e shëndetësisë. Institucionet komunale vazhdimisht po punojnë në krijimin e kushteve sa më të mira në institucionet shëndetësore që menaxhohen nga vet ajo. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti foli për punën e komunës në fushën e shëndetësisë.

“Vetëm gjatë këtij viti është punuar shumë në krijimin e kushteve sa më të mira për pacientët vitias, por edhe për stafin mjekësor. Është bërë rivitalizimi i objekteve ekzistuese, furnizimi me aparatura të reja të nevojshme, gjithashtu kemi bërë edhe inventarizimin e të gjitha objekteve shëndetësore me inventar të ri”, u shpreh Haliti duke potencuar se shëndetësia mbetet prioritet i tij.

Bëhet me dije se intervenime u bënë në ndërrimin komplet të kulmit të QKMF-së, suvatimin komplet të QKMF-së dhe urgjencës, ndërrimin e pjesshëm të kanalizimit të vjetruar, rregullimin e nyejve sanitare, rregullimin e ngrohjes qendrore si dhe funksionalizimin e saj.

KKVITI

Gjithashtu, janë blerë aparatura të reja laboratorike për QMF-Pozharan dhe shërbimin e urgjencës.

Megjithatë në QKMF-në e Vitisë, po punohet akoma brenda objektit të, saj por pritet që rivitalizimi i këtij objekti të përfundoj sa më parë.

Gjithashtu përfaqësuesit komunal bëjnë me dije se do vazhdojnë punimet të tjera sipas planifikimit./rajonipress/