Haliti promovon projektet dhe investimet në Kabash e Smirë

Viti – Kreu i Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar punimet në asfaltimin e rrugës e cila lidh Kabashin dhe Smirën, rrugë e cila lehtëson qasjen dhe qarkullimin më të lehtë të banorëve të kësaj ane.
Haliti ka thënë se investimet në fshatrat e Vitisë nuk kanë munguar asnjëherë dhe se kjo tregon për përkushtimin dhe seriozitetin që kemi treguar për të investuar në nevojat e banorëve të këtyre fshatrave./rajonipress/