GRANDEMALL

Haliti priti një delegacion nga Kuvendi Komunal i Meyrinit të Zvicrës, Vitia pritet të binjakëzohet me këtë komunë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim një delegacion të Kuvendit Komunal të Meyrinit nga Kantoni i Gjenevës së Zvicrës, konkretisht këshilltarët komunal: Fabien Gronganz PLR, Tobias Clerc PDC-VL, Damien Boccard Partia e të Gjelberëve dhe Hysri Halimi nga Partia Socialiste i cili është edhe kryetar i Kuvendit të komunës në Meyrin.

Ata kanë bashkëbiseduar rreth hapave të mëtutjeshëm të binjakëzimit të dy komunave, por edhe rreth mundësive të bashkëpunimit në mes tyre.

Me këtë rast pas vizitës së kryetarit të kuvendit Meyrin në Viti pritet që edhe kryetari Haliti të vizitoj këtë komunë dhe të shikojnë mundësitë e formalizmit të binjakëzimit në fushat e ndryshme.

FIDANISHTJA

Haliti ndër tjerash falënderoj shtetin Helvetik por edhe këtë komunë që ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit dhe binjakëzimit me Vitinë duke potencuar se ky binjakëzim është në interes të dy komunave në veçanti të vitiasve të cilët jetojnë dhe veprojnë në këtë komunë.

Ai falënderoj Zviceranet për vizitën dhe tha se Vitia ka nder që të binjakëzohet me këtë komunë frankofone të Zvicrës.

U bë me dije se një pjesë e madhe e komunitetit shqiptar të Vitisë jetojnë në kantonin e Gjenevës dhe për këtë ky binjakëzim është i një rëndësie të veçantë pasi që një pjesë e konsiderueshme e vitiasve jetojnë, në Zvicër, në veçanti në kantonin e Gjenevës pjesë e secilës është edhe komuna Meyrin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.