ARKATANA

Haliti, vizitoi punimet rrugën që lidhë mes veti fshatrat Lubishtë, Ramnishtë dhe Podgorcë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet për rregullimin e rrugës që lidhë mes veti fshatrat Lubishtë, Ramnishtë dhe Podgorcë.

Gjatë vizitës, ai ka përcjellur nga afër punimet në këtë projekt infrastrukturor duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për banorët e këtyre fshatrave por edhe të komunës së Vitisë.

Sipas Halitit, qeverisja lokale në Viti po punon vazhdimisht në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve por duke i lidhë edhe fshatrat e saj përmes rrugëve të reja dhe atyre ekzistuese.

Eco Higjiena

Ai ka shtuar se ky projekt do të sjellë një lehtësim të konsiderueshëm për qarkullimin e banorëve dhe do të rrisë vlerën e pronave në këto fshatra.

Ai bëri me dije se ky investim është një mundësi e mirë për të forcuar lidhjet mes fshatrave dhe për të hapur mundësi të reja zhvillimit të fshatrave.

Përndryshe banorët e këtyre fshatrave kanë mirëpritur këtë investim duke shtuar se për ta ajo ka një vlerë të rëndësishëm duke falënderuar kryetarin për këtë investim infrastrukturor./rajonipress/