Fundamenti

Haliti priti në takim vlerësuesit nga Agjencia Suedeze për Zhvillim e Bashkëpunim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Sokol Haliti, ka pritur sot në takim vlerësuesit James Newkirk dhe Juela Sheno nga Agjencia Suedeze për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

Gjatë këtij takimi, është folur për projektet që janë realizuar në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me Fondacionin Kosovar për Trashëgimi Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova). Bëhet me dije se në takim është biseduar rreth aktiviteteve që janë zhvilluar për funksionalizimin e Muzeut Komunal në qytetin e Vitisë, aktiviteteve që janë zhvilluar në fshatin Letnicë si punëtoritë e ndryshme, restaurimin e mullirit në këtë fshat dhe për potencialet turistike të Vitisë.

UBT

Gjithashtu, Haliti, ka folur edhe për krijimin e shtegut të “Nënë Tereza”, dhe për çështjet e tjera që ndërlidhen me trashëgiminë kulturore dhe rëndësinë e zhvillimit të turizmit në komunën e Vitisë.

Në këtë takim, Haliti theksoj se, krijimi i një muzeu ka qenë nevojë e kamotshme për banorët e kësaj komune, dhe të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë komunë e Vitisë.

Ai tha se, ky objekt tani më është funksionalizuar, falë bashkëpunimit me CHwB Kosova.
I pari i kësaj komune theksoj se, ata po vazhdojnë të punojnë në pasurimin e muzeut, dhe mbledhjen e artefakteve për muzeun e qytetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.